E përfshirë në skema korruptive/ Kush është zyrtarja e lartë e Pronave që do hetohet nga SPAK (EMRI)

Në një konferencë për mediat, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi se ka bërë një kallëzim penal për disa nga zyrtarët më të lartë të Agjencisë se Trajtimit të Pronave.
Ndër të tjera, Manja bëri të ditur se para disa ditësh është shkarkuar nga detyra, drejtuesja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baci. Sipas tij, Baci ka qenë e përfshirë në dy skema korruptive me ish-pronarët.
“Kur flas për zyrtarë të lartë e kam fjalën për drejtuesen e këtij institucioni, i cili është shkarkuar para pak ditës me propozimin tim nga kryeministri, por edhe për zyrtarë të tjerë në atë agjenci”, tha ministri i Drejtësisë.