Vendoset fati i deputetit shqiptar në Serbi, thirrja për mobilizim: Do rivotohet për Shaip Kamberin

Zgjedhjet në Tërnoc, Bujanovc do të ripërsëriten. Në këto votime do të vendoset për fatin e Shaip Kamberit, deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Ai mundi ta fitonte mandatin, por zgjedhjet atje do të ripërsëriten me vendim të Gjykatës dhe shqiptarët bëjnë thirrje për mobilizim. Politikanët shqiptarë në rajon kërkojnë që qytetarët e Tërnocit të votojnë për Shaip Kamberin.

Zgjedhjet do të mbahen më 27 maj, pas tre ditësh, dhe kreu i PDK në Kosovë Memli Krasniqi thotë se shqiptarët “duhet të mobilizohen dhe mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart.”

“Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc”, vijon Krasniqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT