Nga ish-presidentja Sensi që fitoi trofeun e fundit tek Totti dhe De Rossi/ VIP-at e Romës në “Air Albania”

Në tribunën kryesore të stadiumit do të kenë personazhe të rëndësishme të klubit italian.

Përveç dy ish-kapitenëve legjendarë, Francesco Totti dhe Daniele De Rossi, në Tiranë priten edhe Antonello Venditti, Carlo Verdone, Blanco dhe Marco Conidi.

Do të jetë e pranishme edhe Rosella Sensi, e ftuar nga Friedkins.

Ish-presidentja do të rikthehet për të ndjekur drejtpërdrejt një ndeshje të Romës pas 14 vitesh mungesë dhe këtë do ta bëjë përkrah Francesco Tottit.

Ishte ajo së bashku me ish-numrin 10 që ngritën në qiell trofeun e fundit romanist 14 vite më parë (Kupën e Italisë).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT