Holandezët të ‘marrosur’ pas birrës/ Kamioni mbushet plot me shishet e tifozëve të Feyenoord

Që prej mbërritjes në Shqipëri, tifozët e Feyenoord janë bërë protagonistë të shumë ngjarjeve, të mira dhe të këqija, por po ashtu janë dalluar dhe për një gjë.

Konsumi i madh i birrave. Përgjatë pedonales së Tiranës, aty ku është përcaktuar dhe vendqëndrimi i tyre, tavolinat e lokaleve kanë qëndruar përherë plot me kanaçe apo shishe birre, e poashtu dhe nëpër rrugët e kryeqytetit ishte e vështirë t’i shikoje pa një birrë në dorë.

Këto pamje që tregojnë një kamion plot me kanaçe e shishe birre tregojnë më së miri se sa shumë alkool është konsumuar gjatë këtyre ditëve në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT