VIDEO/ Përplasjet s’kanë fund në stadiumin e “Air Albania”, 20 tifozë përfundojnë të shtrirë

Një tjetër sherr masiv është shënuar brenda stadiumit të “Air Albania”, teksa zhvillohet ndeshja e Romës dhe Feyenoord.
Situata nuk ka qenë e qetë, teksa ka plasur grushti mes tifozëve.
Nuk dihen arsyet e kësaj përplasje, që më shumë se për rivalitet vjen për mos respektim të vendeve sipas biletës së caktuar. Afro 20 tifozë shihen në përleshje dhe të shtrirë mes shkelmave.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin dhe qetësuar situatën.