Nëna e vajzës për të cilën furrtari shqiptar mblidhte ndihma

Liljjana Dragojlovic, nënë e vajzës e cila është e sëmura nga atrofia spinale muskulore dhe për shërimin e së cilës pronari i furrës “Roma” në lagjen Borça të Beogradit po mbledh donacione, ka thënë se nuk e kupton protestën kundër Gjuarjt dhe ka porositur që ‘të merremi me dashuri e respekt, e jo me urrejtje e nacionalizëm’, transmeton Gazeta Metro.

Ajo ka thënë se me vajzën e saj ka ardhur ta mbështesë Mon Gjurajn dhe ka theksuar se nuk po kupton për çfarë po e akuzojnë, sepse nuk është ai i cili e ka treguar simbolin (e shqiponjës dykrerëshe). Ajo i është falënderuar Gjurajt që po mbledh para për vajzën e saj në mënyrë që të kenë gjithçka që u nevojitet për jetë normale, transmeton N1.

“Kjo për mua është qesharake që ky popull bën, duhet të mbushemi me dashuri e respekt e jo me urrejtje e nacionalizëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se lufta e urrejtja nuk na duhen, sepse e kemi përjetuar ferrin.

Siç kemi raportuar, sot përsëri dhjetëra protestues u mblodhën të protestojnë kundër pronarit të furrës “Roma”, në qytezën Borça të Serbisë, që është cak i ultra-nacionalistëve serbë.

Bukëpjekësi, Mon Gjuraj, është me përkatësi etnike shqiptare dhe protestuesit kanë bërë thirrje që ta bojkotojnë dhe të mos blejnë produktet në furrën e tij.

Ky kundërshtim vie pas një fotografie të postuar më herët në Facebook, ku një punëtor i Gjurajt kishte bërë një shenjë kombëtare shqiptare me duar.

Organizatat joqeveritare dhe opozita në Beograd kishin dalë në përkrahje të bukëpjekësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT