Arrestohen dy tifozët e Holandës/ Rrahën 48-vjeçarin te “9 katëshet”. E qëlluan me karrige e bënë për spital

Policia ka konfirmuar ditën e sotme arrestimin e dy shtetasve holandezë të cilët akuzohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, ku një 48-vjeçar është dhunuar dhe bërë për spital.

Sipas njoftimit të policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT