Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen e Blinken: Kemi ngritur grup pune për krimet e luftës në Ukrainë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka publikuar njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Antony Blinken, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Në këtë njoftim Blinken thotë se SHBA-të së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, kanë nisur një Grup Këshillues për Krimet e Mizorive të luftës në Ukrainë.
Kjo si një përpjekje shumëkombëshe për të mbështetur Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
“Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian, ne kemi nisur Grupin Këshillues për Krimet e Mizorive, një përpjekje shumëkombëshe për të mbështetur Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Së bashku ne do të ndjekim llogaridhënien. Ne mbetemi të bashkuar me Ukrainën.” – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken.