E nisën me kritika, por e përfundojnë me lëvdata/ Çfarë thonë mediat holandeze pas finales në Tiranë?

Artikull i publikuar nga media holandeze- “NRC”
Me golin e parë dhe, siç rezulton, i vetëm i lojës, kuptohet menjëherë: të gjithë në stadium janë me AS Roma, përveç holandezëve. Shumica të heshtur , tifozët shpërthyen në një ovacion të gjatë duartrokitjesh. Deri atëherë, këngët dhe ulërimat e legjionit të Feyenoord kanë mbushur stadiumin e vogël krejt të ri, ashtu siç kanë dominuar qendrën e Tiranës të nxehtë gjatë gjithë ditës.
Ka pasur festë gjatë gjithë ditës. Frika nga dhuna e tifozëve mes autoriteteve dhe qytetarëve të kryeqytetit shqiptar, e nxitur nga përplasjet e natës dhe arrestimet e shumta, rezultoi e pabazë. Gjithashtu nuk kishte qenë kurrë më e madhe kosdierata, për vendosjen e zonave të tifozëve në periferi të largëta dhe të rrënuara të qytetit, një proces i njohur për marrjen e kontrollit maksimal mbi huliganët. Jo në Tiranë. Këtu, ky qytet dhe ky vend dëshiron të provojë diçka. Mbështetësit e Feyenoord marrin një vend në shëtitoren që të çon nga sheshi qendror në dyqanin më luksoz në vend. Tifozët e Romës mund të festojnë në parkun më të bukur në Shqipëri.
Tifozët e Feyenoord janë të befasuar.
“Duket sikur atyre u pëlqen shumë që ne jemi këtu,” thotë një baba i veshur me një bluzë të Feyenoord me printin “The Legion”. Ai ka ardhur në Tiranë me dy djemtë e tij. “Njerëzit na presin këtu kaq miqësisht, aq sa të duket e vështirë të besohet-shton ai.
Holandezët presin që Rick Karsdorp të ‘trokasë’ lehtë në portën e italianëve për të lënë të fitojë klubi i tij i vjetër.
“Familja e tij ende jeton në Roterdam, madje ai u huazua te Feyenoord për të luajtur sërish minuta. Ai e di se çfarë na ka borxh.”- shprehen ata.
Por gjithçka ndodhi ndryshe, dhe gjërat nuk shkuan kështu. Një shije e ‘thartë’ kjo për mbështetësit që dhanë shumë për të qenë në Tiranë.
Ata do t’ju tregojnë për shumë gjëra para ndeshjes. Do ju tregojnë rreth një legjioni me burra rreth të pesëdhjetave, rreth një shoku që humbi një të afërm pak ditë më parë. Një familje që iu desh të ndryshonte tren tre herë dhe iu deshën 27 orë për të mbëritur në Tiranë.
Roeland Haanen (52) ipëlqen këto heroizma. Këmbëngulje, sakrificë, besnikëri, kj oështë ajo që duhet sipas tij për të qenë një tifoz i Feyenoord.
“Ju jeni një mbështetës i Feyenoord për përvojën, jo për sukseset. Dhe çfarë eksperience fantastike ishte ky sezon evropian. Krenar për Feyenoord!”
Haanen e kishte blerë biletën e tij në tregun e zi, për 1192 euro. Fluturimi nga Dortmundi kushtoi 800 euro. A ia vlente kjo? “Unë jam mbi pesëdhjetë. Sa herë të tjera do ta kem këtë shans?”- përgjigjet ai.
Jo vetëm tifozët u befasuan këndshëm në prag të finales. Gjithashtu edhe Federata Evropiane e Futbollit UEFA. Sidomos për interesin. Prandaj, kryetari Aleksander Ceferin mund të kuptojë kritikat për zgjedhjen e stadiumit. Tani e tutje, UEFA do duhet të mendonte për stadiume më të mëdha.
Suksesi i këtij turneu të ri europian është evident në sheshin Skënderbej, në qendër të Tiranës. Atje ka një radhë të gjatë gjithë të mërkurën, nën diellin flakërues. Mijëra romakë, roterdamerë dhe tiranezë presin qetësisht radhën e tyre për t’u ngjitur në një skelë dhe për t’u fotografuar me kupën, një trofe që nuk është dhënë kurrë më parë, por me sa duket tashmë ka arritur statusin e reliktit. Disa madje e puthin trofeun.
Gabimi në gjykim i shefit të UEFA-s është fat për Tiranën, që qyteti nuk mund të hiqet më. Dhuna duket se është frenuar. Edhe pse ishte atje, natyrisht, natën nga e marta në të mërkurë. Nëntëmbëdhjetë policë u plagosën. Njëri ka pësuar plagë me thikë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe arrestoi rreth 100 persona, kryesisht italianë. Dhjetë civilë u shtruan në spital. Po ashtu dy holandezë do të qëndrojnë në paraburgim sepse kundër tyre ka nisur një hetim zyrtar.
Në mëngjesin e hershëm të së mërkurës, tetëdhjetë tifozë të tjerë italianë u rikthyen në anijen për në Itali nëpërmjet Durrësit. “I deportuar”, e quajnë gazetat shqiptare. Tiransit janë të lumtur për këtë, sepse shqiptarët që banonin ilegalisht në Itali ktheheshin në Shqipëri për vite me radhë, shpesh me anije. “Duhet të jenë 84”, thotë një shqiptar në bisedë me një grup mbështetësish të Feyenoord. Ai e kishte menduar këtë numër si referencë për tragjedinë e Otrantos, në mars 1997, kur 84 shqiptarë humbën jetën pasi varka e tyre u përplas nga një anije italiane dhe u fundos. Viktimat po iknin nga kaosi dhe dhuna që pushtoi Shqipërinë në ato ditë.
Por jo të gjitha akuzat janë mbi italianët. Një burrë që nuk dëshiton që emri i tij të publikohet, tregon një video që po qarkullon gjithnjë e më shumë në grupet e shqiptarëve në ËhatsApp gjatë ditës.
Mund të shihni një tifoz të Feyenoord që rrah një oficer policie. Nënkryetarja e Bashkisë Anuela Ristani konfirmon vërtetësinë epamjeve. Dhuna e befason më pak sesa urinimi në publik.
“Ne kemi vendosur tualete të lëvizshme kudo, me të vërtetë, rreshta të gjatë, por me sa duket kjo është një gjë midis mbështetësve, që ju urinoni kundër ndërtesave.”- tha ajo.
Shumica e shqiptarëve e përjetojnë ndryshe finalen. Ata nuk e shohin aspak si meze për finalen e Champions League, të shtunën e ardhshme në Paris. Kjo finale e Ligës së Konferencës është më e mira që i ka ndodhur Shqipërisë në kujtesë.
“Ndoshta vetëm ardhja e Scorpions në 1996 u afrua”, thotë Olsi Avdija (43). Elvis Toci (52): “Kjo është gjëja më e mirë që kur kemi rrëzuar statujën e diktatorit.” Kjo ndodhi në shkurt të vitit 1991. E korrigjon bashkëshortja e Toçit, Edlira (47). “Kjo është më mirë akoma. Sepse ne nuk shkatërrojmë asgjë këtu. Këtu vërtetojmë se mund të organizojmë diçka. Diçka pozitive.”
Burri i saj është dakord me të. “Sot Shqipëria është bërë pjesë e Evropës. Kjo është dita më e bukur për Shqipërinë”. Nënkryetari i bashkisë nuk dëshiron të shkojë ende kaq larg. “Nuk ndihem rehat derisa të largohet avioni i fundit”.