Sherri merr rrugët/ Përçarja e PD do trajtohet në kongresin e PPE, kush janë 3 deputetët që janë ftuar të marrin pjesë

Ne Kongresin e PPE-së që do të mbahet më 31 maj dhe 1 qershor në Roterdam të Holandës, pjese e diskutimeve do të jetë dhe përçarja e PD-së.

Burime bëjnë me dije se për të marrë pjesë në punimet e kongresit dy ditor janë ftuar tre deputetë të PD-së. Bëhet fjalë për Jorida Tabakun, Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin.

Të drejtë vote në kongresin e Partive Popullore Europiane, ka vetëm deputetja Jorida Tabaku./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT