“Pse vendosa të tërhiqem nga politika?”/ Ish zëdhënësja e Berishës tregon arsyen

Erla Mëhilli ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau shumë detaje nga jeta personale dhe profesionale. Ish zëdhënësja e Sali Berishës është tërhequr nga politika për t’ju përkushtuar televizionit, ku drejton prej një viti një emision politik.

E pyetur nga moderatori Alban Musa, Erla tha se e sheh veten për një kohë të gjatë në televizion ndërsa aktualisht nuk mendon që të kthehet në politikë. Cila ishte arsyeja e largimit nga politika? Erla tha se angazhimi në televizion erdhi në një kohë kur nuk e ndjente veten mirë në politikë.

“Kisha pak dyshim nëse do të arrija ta bëja dot të isha drejtuese e një emisioni politik. Por guxova sepse qëlloi në një moment kur nuk shkoja mirë me politikën. Ishte thyer marrëdhënia e dashurisë që kisha dikur. Kisha kohë që isha shkëputur. Vendosa që ta merrja këtë hap dhe të bëja diçka tjetër.

Nuk e shoh si një hallkë kalimtare, dua ta vazhdoj televizionin”, tha Mëhilli. Duke u ndalur te koha kur vendosi që të tërhiqej nga politika, Erla tha se nuk lejoi që ta përjashtonin nga partia.

“Nuk e lashë mundësinë që të më përjashtonte njeri se u tërhoqa vetë, pashë që politika isha përjashtuese në PD. Ishte situata e tilla dhe u tërhoqa. Punova me Berishën dhe për shkak të marrëdhënieve personale që kisha me të. Pasatj lindën dhe fëmijët. Mora kohë për t’i rritur ata. Ndryshuan dhe prioritetet.”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT