“Faleminderit Kosovës dhe shqiptarëve!” Klitschko: Siç u çliruat ju nga Serbia, ne do të çlirohemi nga Rusia

Kryetari i Bashkisë së Kievtit, Vitali Klitschko ka marrë pjesë në Forumin ekonomik që u mbajt në Davos të Zvicrës.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Canton27.ch”, ai ka folur për krimet e luftës ën Ukrainë, nga forcat ushtarake ruse. Ndër rë tjera, Klitschko ka falenderuar popullin shqiptar dhe atë të Kosovës për solidaritetin e treguar për ukrainasit në kët kohë lufte.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishit dikur të okupuar nga Serbia…”, është shprehur Klitschko.

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch.

Ish-kampioni botëror në boks u shpreh se shpreson që një ditë Ukraina do ta kthejë me të mira mbështetjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT