Finalja e Conference League/ Hoxha: Mënyra si reagoi policia shqiptare në datë 24, shpëtoi…

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli për incidentet që shoqëruan një ditë para ndeshjes finale të Conference League Tiranën.

Ai tha se reagimi i policisë ishte perfekt në datë 24, pasi ju la të kuptonin tifozëve holandezë se këtu edhe mund të rrihesh por dhe arrestohesh.

Sipas tij ishte pikërisht sjellja e policisë në datë 24 ajo që bëri që data 25 ditën kur u luajt finalja të mos kishte incidente.

“Aktualisht janë vetëm dy tifozë holandezë të arrestuar, janë ata që dhunuan tifozët shqiptarë te “Usthari i Panjohur”. Tifozët holandezë nuk i frikësohen policisë, ata motivohen nga uniforma. Në përplasjen trup me trup, me fizikun që kishin ata dhe me fizikun që kanë forcat tona, dihet si shkon, ata policët tanë i marrin përpara.  Dy shtetasit holandezë nesër dalin për masë sigurie. I kemi arrestuar i kemi çuar në burg. Përfshirë në të gjithë totalin, policia kishte një detyrë të vështirë, mënyra se si reagoi policia në datë 24, shpëtoi datën 25“, tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT