“Çfarë turpi, faqezinj”/ Shpërthen Manjani: AliBasha e AliBardhi kanë mandat pa vota në PD

Ish ministri i Drejtesise i LSI, njeheresh dhe mbeshtetesi i vone i Berishes, Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale kunder Bashes dhe Bardhit.

“AliBasha e as AliBardhi duhet të provojnë që kanë vota mjaftueshëm për të justifikuar mandatet e deputetit që i mbajnë padrejtësisht në emër të Partisë Demokratike”, shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit:

Nongrata e sajuar ndaj Saliut, nuk mund të jetë justifikim i faqezinjve që kanë mandat pa vota.

AliBasha e as AliBardhi duhet të provojnë që kanë vota mjaftueshëm për të justifikuar mandatet e deputetit që i mbajnë padrejtësisht në emër të Partisë Demokratike.

Le të dalin të marrin vota opozitare nga prehri i RamBallës ku janë ulur e nga ku gjuajnë me gurë edhe ish të përndjekurit politikë.

Bahhh, çfarë turpi! Faqezinj!/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT