“Mund t’ju tregojmë se çfarë jemi të aftë për 6 sekonda”, lideri i çeçenëve bën PARALAJMËRIMIN e fortë: Ja cilin vend do të suljmojmë pas Ukrainës

Lideri i çeçenëve, Ramzan Kadyrov, ka kërcënuar se do të nisë një sulm ushtarak ndaj Polonsë si hakmarrje për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës.
Përmes një video, Kadyrov, është shprehur se nga fitorja në Ukrainë edhe shumë pak i ndan, teksa shtoi se ajo ccfarë ka rëndësi tani është Polonia.
“Ukraina është një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është Polonia. Çfarë po përpiqet të arrijë Polonia? Pasi Ukraina të ketë mbaruar, ne mund t’ju tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në gjashtë sekonda nëse ka një urdhër”, tha ai.
Si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Putinit, Kadyrov ka ndarë shpesh kritikat e tij ndaj Perëndimit me deklarata të forta.
Kadyrov është akuzuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat ai i mohon.