Përfundon numërimi i votave për Kryesinë e PD, kush janë 6 gratë dhe 14 burrat e zgjedhur si anëtarë

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për anëtarët e rinj të Kryesisë së PD. Raportohet se më i votuari nga burrat ka rezultuar Belind Këlliçi i cili ka marrë 192 vota, ndërsa nga gratë është votuar Fatbardha Kadia me 141 vota.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe procesi i votimit nisi në orën 11.00, të kësaj të shtune 28 Maj. Bëhet me dije se kanë qenë 47 emra, të cilët kanë garuar për 20 vende në institucionin më të lartë të PD, ku 6 gra dhe 14 burra janë shpallur fitues.
Lista e grave:
1. Fatbardha Kadiu
2. Ina Zhupa
3. Jozefina Topalli
4. Edith Harxhi
5. Mimoza Hajdarmataj
6. Eleni Qirici
Lista e burrave:
1. Belind Këlliçi
2. Flamur Noka
3. Oerd Bylykbashi
4. Ervin Minarolli
5. Agron Shehaj
6. Luciano Boçi
7. Enno Bozdo
8. Grigerls Muçollari
9. Luan Baçi
10. Keltis Kruja
11. Aldo Bumçi
12. Arben Rustani
13. Genc Deromemaj
14. Ivi Kaso