Çfarë ndodhi? Shtyhet me 15 minuta finalja e Champions League

Finalja e Champions League ditën e sotme mes Liverpool dhe Real Madrid do të shtyhet me 15 minuta. Kjo është e pazakontë duke qenë se ndeshjet e Champions fillojnë gjithnjë në orën 21:00.

Megjithatë mediat sportive bëjnë me dije se finalja që luhet në Stade de France në Paris do të startojë në 21:15.

Kjo për shkak të vonimit të hyrjes së tifozëve për shkak të sigurisë. Duke qenë finalja e madhe europiane e klubeve, e gjithë vëmendja është e përqëndruar në kryeqytetin francez.

Sipas mediave, ka shumë tifozë të Liverpool që janë futur pa biletë, duke kaluar rrethimin, e kështu kanë lënë shumë persona me biletë jashtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT