Putin ngjall frikën e një Lufte të tretë Botërore? Rusia teston raketën që mund të godasë deri në 620 milje larg

Ushtria ruse ka testuar një raketë të re të quajtur “Zircon” në Detin e Bardhë, ndërsa zyrtarët e Kremlinit kanë paralajmëruar Perëndimin se asgjë s’mund të krahasohet me armën.
Moska pretendon se Vladimir Putin ka urdhëruar trupat që të lëshojnë raketën e re hipersonike në Detin e Bardhë.
Arma shkatërruese “Zircon” është krijuar prej një periudhe prej katër vitesh, dhe është e aftë të godasë vende deri në 620 milje larg, me një shpejtësi 7000 mph.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i tha agjencisë së lajmeve TASS se: “Sot, Admirali i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov gjuajti një raketë hipersonike Tsirkon në një pozicion objektiv detar në Detin e Bardhë.”