Çfarë po ndodh në Kharkiv? Mesazhi i fshehur i vizitës së Zelensky-t dhe sulmet e fuqishme të Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi sot trupat në vijën e frontit pranë Kharkiv.

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës është një ndër zonat lindore ku vijojnë luftimet me Rusinë. Zelensky falënderoi ushtarët për rezistencën e tyre, ndërsa shpërndahu dhe ndihma e ushqime.

“Ju po rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë. Faleminderit për mbrojtjen e pavarësisë së Ukrainës. Kujdesu”- deklaroi Zelensky gjatë takimit me gjeneralët dhe ushtarët e tij.

Sipas CNN, vizita ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti. Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit më në lindje. Një sulm që po shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha.

Disa orë pasi presidenti u largua, shpërthime të forta u raportuan në Kharkiv. Një mesazh se kërcënimi i forcave pushtuese atje mund të jetë zbutur, por nuk është zhdukur plotësisht

Back to top button
LAJMET E FUNDIT