Gjekmarkaj tallet me Kryesinë e re të PD: Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër

Agron Gjekmarkaj ka ironizuar zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një postim në “Twitter”, Gjekmarkaj iu shpreh ngushëllime atyre që sipas tij, besuan te “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolën të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Mes tyre, emra që spikasin janë Tritan Shehu e Edmond Spaho.

“Ngushellime për të gjithë ata që besuan tek “vota e lirë” nën udheheqjen e Doktorit dhe nuk ja dolen të zgjidhen në kryesinë e Foltores! Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër edhe pse nuk i futi aty.”Vota e lirë” do persoset edhe më e uruara.Ajo do të “rithemelohet”!”, shkruan Gjekmarkaj.

Tritan Shehu dhe Edmond Spaho s'u zgjodhën në Kryesi, Gjekmarkaj: Të bëjnë gajret se Doktori i ka në zemër

Back to top button
LAJMET E FUNDIT