Flet e reja që u filmua me të dashurin nga vjehrrit: Më donin për shërbëtore, burri im edhe kur vinte …

Ka thyer më në fund heshtjen vajza 20-vjeçare e cila bëri bujë 1 javë më parë me një video të postuar në media, ku filmohej në shtrat me të dashurin. E reja nga Librazhdi ka folur për News24 duke treguar situatën sipas saj.
“Jam prej 3 vitesh e martuar, jam 20 vjeç. Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar. Ma mbushën mendjen për t’u martuar por nuk e dija se çfarë do ndodhte.
Babai im më thoshte mua që është familje e mirë. Edhe vjehrrit më bindën. Më kishin parë atëherë dhe ishte vjehrra që më zgjodhi nuse për djalin. Bashkëshorti im jeton prej 2 vitesh në Gjermani.
Kur u njohëm qëndroi në Shqipëri, kur u fejuam iku në Gjermani, erdhi vetëm 1 muaj më pas iku prap. Ai është 30 vjeç. Kemi qëndruar në distancë, ai 1 muaj rrinte dhe ikte, nuk e shijuam. Edhe kur ishte këtu, më shumë rrinte në lokale e dilte se të rrinte me mua. Kur ai nuk ishte këtu, unë rrija me vjehrrit. Ata më donin si shërbëtore,” tha ajo