“Burrit i thashë më merr me vete”/ 20-vjeçarja që u kap nga vjehrrit: Ky djali më pëlqente dhe thashë pse mos…

E reja nga Librazhdi, e cila u bë virale pas videos së publikuar në media ku kapej nga vjehrrit në krevat me të dashurin, ka folur për Neës24 duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe marrëdhënien me familjen e burrit.
Ajo u shpreh se burrit që jetonte në Gjermani prej kohësh i thoshte më merr me vete, por diçka e tillë nuk kishte ndodhur.
Ndërsa për momentin ku u filmua në shtrat me të dashurin, 20-vjeçarja tha se djalin e pëlqente dhe donte të kishte një lidhje me të.
“Ai nuk e dinte që isha e martuar, më pëlqente e thashë pse mos të kem një lidhje. Ndërsa pas ngjarjes të gjithë më rrahën, por më shumë vjehrra, ajo më kapte nga flokët,” tha e reja.