Tabelat greqisht në jug, historiani: Në disa zona, gjuha shqipe nuk njihet më

Historiani Arben Llalla thotë për “Shekulli”-n, se gjuha shqipe sipas tabelave orientuese në jugun e Shqipërisë humb statusin si gjuhë shtetërore dhe quhet “gjuhë e pakicës kombëtare”. Sheshet, shkollat, bashkitë e jugut të Shqipërisë, “harrojnë” gjuhën shqipe

Enida Vërça

Historiani Arben Lalla, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ngre alarmin mbi tabelat orientuese të zonave të jugut, të cilat së pari janë në gjuhën greke dhe më pas në shqip. Sipas tij, në shumë fshatra përveç tabelave orientuese, edhe disa sheshe apo bashki, shkresat zyrtare i lëshojnë në gjuhën greke, duke o konsideruar gjuhë pakice, shqipen. Historiani nënvizon se e gjithë kjo situatë e krijuar, rëndon mbi bashkitë e këtyre qyteteve. Më tej shton se është shkelur ligji , pasi gjuha shqipe duhej e para dhe greqishtja e dyta në fshatrat ku banon pakica greke. Llalla thotë më tej, se edhe pse është denoncuar këto raste në mënyrë të herë pas hershme, nuk ka pasur kontrolle nga instancat përkatëse.  Sa i takon reagimit të banorëve në lidhje me këtë çështje, historiani thotë se kushtet ekonomike i bëjnë këta të fundit të pranojnë këto ndryshime dhe të pranojnë si gjuhë të parë greqishten.

Intervista

Z.Lalla, në dijeninë tuaj kush janë zonat në Republikën e Shqipërisë, ku tabelat orientuese janë më parë në një gjuhë të huaj dhe më pas në gjuhën shqipe?

Shteti shqiptar, policia, SHISH (Shërbimi Informativ Shqiptar) gjykatat dhe prokuroria nuk e kontrollojnë të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ka fshatra ku gjuha shqipe nuk përdoret fare dhe përdoret gjuha slave dhe greke. Fjalën e kam për shkresa zyrtare si në emërtimet e rrugëve dhe të shkollave. Jepen mirënjohje apo shpallen ‘Nderi i Komunës’ apo bashkisë në vetëm në gjuhën greke si p.sh në bashkinë e Finiqit. Këtë periudhë për të treguar veten sa më nacionalistë grekë, kryetari i bashkisë Leonidhas Kristos, nxitojë të vendoste tabelat në gjuhën greke primare dhe gjuha shqipe si pakicë. Këtu ai ka shkelur ligjin sepse gjuha shqipe duhej e para dhe greqishtja e dyta në fshatrat ku banon pakica greke. Ai ka shkelur ligjin duke ndryshuar edhe toponimet e fshatrave. Në fshatin Kakodhiqi të Delvinës gjuha shqipe nuk ekziston fare. Emrat e rrugëve apo të shesheve janë vetëm greqisht. Po ashtu edhe në Sopik emrat e shesheve janë vetëm në greqisht. Ajo që është edhe më tragjike shumë sheshe dhe rrugëve në fshatrat e jugut të Shqipërisë kanë emra të andartëve greke që kanë krye masakra mbi popullsinë shqiptare.

Në kompetencat e kujt janë tabelat orientuese dhe a e keni referuar ju ketë problem në instancat përkatëse?

Kompetencat janë të bashkive në bazë të ligjeve, pra gjuhët e pakicave duhen përdorur në bazë të ligjeve. Por Greqia dhe grekët duke pasur pretendime territoriale ndaj Shqipërisë dhe Ligjit të Luftës kanë shkelur çdo ligj Kushtetues dhe normë njerëzore. Një rast të tillë kemi në Kranë të Delvinës ku klasa politike e minoritetit grek më 2010 vendosën Përmendoren e njërit nga anëtarët më të rrezikshëm Thimi Lolis, i cili më 1914 kreu masakra në fshatrat shqiptar në jug të Shqipërisë. Ka të dhënë që Thimo Lolis, më 1904 ka bërë masakra edhe në fshatrat shqiptar që gjenden në Kostur dhe Follorinë. Për këto masakrat qeveria shqiptare më 1940 i kërkoj qeverisë greke arrestimin dhe ekstradimin e tij në Tiranë. Në vitin 1941 qeveria greke e arreston Thimi Lolin dhe ja dorëzon qeverisë shqiptare të cilët e burgosin, por pas kapitullimit të Italisë, fashiste Lolis del nga burgu dhe i bashkohet trupave të Napolon Zervës të cilët kryenin masakra mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

Banorët e këtyre zonave, si i gjykojnë këto ndryshime?

Banorët janë disa pleq që marrin pensione greke dhe mbyllin veshtë, sytë dhe gojën. Herë pas herë vijnë disa të rinj ekstremistë grekë dhe çirren e bërtasin se me zorrët shqiptare do bëjnë rripa e lidhëse këpucësh. Rasti i Kacifës së Bularatit është i freskët ku rreth 500 grekë të ardhur nga Greqia treguan se shteti dhe policia nuk ekzistojnë në jugun e Shqipërisë.

Përse banorët e zonave (duke nisur nga fshati Palas në Dhërmi deri në fshatin Shkallë të Sarandës), zgjedhin të flasin greqisht?

Këta banorë i gëzohen bukës së përditshme që mbushin barkun me pensionet greke, nuk kanë ndonjë faj kur strukturat shtetërore janë të shitura. Fjalë është për interesat ekonomike dhe dobësia e shtetit shqiptar. Maqedonia e Veriut 25 vite i rezistojë presioneve greke, ndërsa ne shqiptarët ulëm brekët. Për fat të kesh politikanët tanë shumica paguhen dhe përfitojnë nga fondet sekrete greke, serbe, etj. Nuk kanë ndjenjë dhe krenari kombëtare. Është shteti ai që ruan krenarin kombëtare. Përderisa shqiptarët përbuzin flamurin, gjuhën e kombit të tyre asnjëherë nuk do respektohen nga të huajt dhe asnjëherë nuk do kenë ekonomi të shëndoshë. Do mbeten emigrantë ekonomikë edhe brenda shtetit të tyre.

Përdhosja e gjuhës

Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli”, historiani Arben Llalla, thotë se përdormi i gjuhës shqipe, si gjuhë pakice është një injorim për shtetin tonë. Më tej shton se drejtuesit e  këtij vendi e kanë rrënuar Shqipërinë me çdo ndryshim që ata kanë bërë , duke sjellë pasoja të parikuperueshme. “Jo vetëm që është përdhosje por ofendim dhe injorim i Shqipërisë si shtet, thotë ai. Nuk ndihet dora e shtetit shqiptar në disa zona të jugut dhe veriut. Kemi arritur deri atyre sa të huajt na quajnë shtet legen. Na shohin si diçka që shitemi e blihemi lirë, falas vetëm. Gjithnjë e kam fjalën për drejtuesit e shtetit, ministra, deputet. Populli i thjeshtë s’ka faj është e shkatërruar si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ana psikologjike.

ARRSH heq tabelat orientuese në jug, reagon organizata greke: Provokim i rëndë!

Denoncimet e herë pas hershme të historianit Arben Llalla, në lidhje metabolat orientuese në jug të Shqipërisë, të cilat fillimisht janë në gjuhën greke dhe më pas në atë shqip, kanë bërë që të reagoj Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ditën e djeshme, ajo ka  hequr 35 tabela të cilat ishin vendosur jashtë standardeve të Kodit Rrugor. Sipas njoftimit mësohet se, tabelat ishin vendosur në rrugën kombëtare Qafë Muzinë -Sarandë – Konispol, me emërtime të qendrave të banuara në gjuhën minoritare të zonës dhe shqipe. “Sa me sipër, çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, datë 05.03.2008 “pPër përcaktimin e specifikimeve teknike të tabelave të emërtimit të parqeve, shesheve, bulevardeve e rrugëve dhe të numrit të ndërtesave” ARRSH konstatoi se 35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSH për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmëruese në këtë aks. Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket specifikimeve teknike të tyre” njofton ARRSH. Gjithashtu, ARRSH ka konstatuar se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emërtimeve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur. “Si rrjedhojë, duke e konsideruar vendosjen e këtyre tabelave në shkelje të procedurave ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si dhe Policinë Gjyqësore, kanë ndërmarrë gjatë mbrëmjes së 4 majit masat për heqjen e këtyre tabelave duke eliminuar nga rruga 35 tabela sinjalizuese, të cilat ulnin sigurinë rrugore të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës” njofton ARRSH. Pas këtij veprimi ka reaguar menjëherë përmes një komunikate, organizata greke OMONIA, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës.  Tabelat konkrete ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë që kishin ndërmarrë këtë akt plotësisht legal dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.  Të nënvizohet fakti se vendosja e tabelave të kësaj natyre përbën detyrim të qeverisjes qendrore si për nga pikëpamja e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga praktika e sipërcituar, angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë kundrejt instrumenteve monitorues të Këshillit të Evropës në kuadrin e zbatimit praktik të së drejtës për përdorim publik të gjuhës amtare të Minoritetit Etnik Grek sikundër edhe sepse akset rrugore përbëjnë një të drejtë të qeverisë. Hollësi që kërkon mëshimin e vet fakti se pjesë e rëndësishme e aksit rrugor qendror mbi të cilin u zbatua akti i mjeruar është ndërtuar gjatë viteve të mëparshme me financim të drejtpërdrejtë të Qeverisë helenike” bëhet me dije në këtë komunikatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT