“Vjehrrëve nuk i kërkoj kurrë të falur”/ E ëma e djalit emigrant “vrer” ndaj 20-vjeçares në Librazhd: Të ardhtë nga Zoti

Vjehrra e 20-vjeçares nga Librazhdi, e cila sot është kryefjalë e rrjeteve sociale, pasi u kap mat me të dashurin në dhomën e saj të gjumit, është përballur me nusen.

Në një emision në News24, vjehrra tha se nuk e ka shfrytëzuar nusen si shërbëtore.

E reja ka treguar se ndihet e penduar për familjen dhe atyre i kërkon të falur, ndërsa familjarëve të të shoqit thotë se nuk do t’i kërkojë kurrë të falur.

“Bashkëshortit do t’i thoja pse s’më more në Gjermani, pse më le këtu. Pse më le të bëhem shërbëtore. Të ketë turp familja e tij që më shpërndau në internet. Unë edhe jam penduar edhe jo. I kërkoj falje familjes time, ndërsa atyre s’i kërkoj falje, kurrën e kurrës. E di që gabova, i kërkoj falje mamit”, tha e reja.

Vjehrra: Djali e përjetoi shumë keq. Mos më pyet fare. Pse ma bëri atë? Pyesja djalin nëse kishin probleme, e më thoshte që jo.

Vajza: Pse ma bëtë atë gjë, të ketë turp!

Vjehrra: Turpin ta keni vetë që më futët atë në shtëpi, jo unë ty.

Vajza: Ka për të ardhur nga Zoti, kaq po të them.

Vjehrra: Nëse e kam unë fajin më ardhë nga Zoti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT