Berisha i vërsul të birin Gazment Bardhit, pas akuzave të forta për vrasjet e Gërdecit

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Gazment Bardhit, i cili sot në një reagim në rrjetet sociale i përmendi pikërisht Shkëlezen Berishës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka ironizuar Gazment Bardhin, duke e quajtur atë “shoqata e gazrave”.

“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!”

“Për çdo punë kalohej nga zyra e Zenit”/ Berisha nxjerr Shkelzenin t'i përgjigjet Bardhit: Emërimet në PD duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet “shoqatës se gazrave”

Më herët Bardhi me anë të një postimi ne rrjetet sociale akuzoi ish-kryeministrin Berisha si përgjegjës kryesor për vrasjet ne Gerdec, ndërsa tha se “koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij.

Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi./m.j

“Për çdo punë kalohej nga zyra e Zenit”/ Berisha nxjerr Shkelzenin t'i përgjigjet Bardhit: Emërimet në PD duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet “shoqatës se gazrave”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT