“Ndajmë dhimbjen me popullin shqiptar”/ Sekretari amerikan i shtetit mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bujar Nishanit

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka dërguar një mesazh ngushëllimi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Blinken shprehet se ndan dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta, ndërsa shton se kontributet e Nishanit në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do lënë një trashëgimi të qëndrueshme.
“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, shkruan Blinken.
Ish-presidenti Bujar Nishani nderoi jetën ditën e shtunë në një spital në Berlin, ku po kurohej prej kohësh për komplikacione që i kishte lënë Covid-19.
Ish-presidenti do të përcillet për në banesën e fundit me një ceremoni që do të zhvillohet në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve, ditën e enjte, ndërsa trupi i pajetë do të mbërrijë nga Gjermania në atdhe ditën e nesërme.
We share in the sorrow of the Albanian people on the passing of former President Bujar Nishani. His contributions to U.S.-Albanian relations and our enduring partnership will leave a lasting legacy. https://t.co/VLF4AKQeBp
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) May 30, 2022