Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e presidentit të ri/ Ja vendimi që tregon kur do të zgjidhet kreu i shtetit

Zgjedhja e Presidentit të Republikës u kthye në ‘odise’ të vërtetë, teksa 3 raundet e parë u ‘dogjën’ pa asnjë emër.
Ditën e premte Partia Socialiste pritet të mbajë mbledhjen e Kryesisë, për të diskutuar për kandidatin që do të propozojë, por duket se ka dhe një prapaskenë.
Kreu i shtetit mesa duket do të zgjidhet ditën e shtunë, ku do të thërritet një seancë parlamentare pikërisht për këtë çështje.
Seanca pritej që të zhvillohej të hënën, por duket se është zhvendosur për shkak të një angazhimi që ka kryeparlamentarja Lindita Nikolla jashtë shtetit.
Kështu, dilema se kush do të jetë presidenti i radhës merr fund të shtunën, me socialistët që në këtë raund kanë rrugën e hapur për ta zgjedhur vetëm me votat e tyre.