U arrestua nga policia e Durrësit/ Lirohet Ballist Morina, ja vendimi që mori Gjykata

I arrestuar disa ditë më parë në Kukës, Ismail Morina është liruar ditën e sotme. Gjykata e Durrësit vendosi që Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballisti”, të kryejë 5 muaj shërbim prove, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës. Ballisti që u bë i famshëm për ngritjen e dronit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë u akuzua për armëmbajtje pa leje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT