“Tani e ka radhën NATO”/ Televizioni rus: Lufta e tretë botërore ka nisur!

Që prej datës 24 shkurt, Rusia ka refuzuar ta quajë luftë konfliktin me Ukrainën, duke e cilësuar si një ‘operacion special’ për çmilitarizimin e vendit.
Megjithatë, në një nga televizionet e kontrolluar nga shteti në Moskë, u bë një deklaratë e fort se tashmë lufta e tretë botërore ka nisur.
Prezantuesja e televizionit Rossiya-1, Olga Skabeyeva , pohoi në kamera se operacioni special ushtarak në Ukrainë “tashmë ka përfunduar” dhe është radha e çmilitarizimit të NATO-s. Sipas saj, Ukraina ka përdorur armë të rrezikshme të cilat i kishte siguruar nga SHBA dhe NATO dhe për këtë arsye ka nisur një luftë e vërtetë.
“Është koha të pranojmë, ndoshta, se operacioni special i Rusisë në Ukrainë tani ka përfunduar. Në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë, Lufta e Tretë Botërore. Ne jemi të detyruar të çmilitarizojmë, jo vetëm Ukrainën, por NATO-n në tërësi. Nuk ishte vetëm Smerch MLRS me municione thërrmuese që goditën Donetsk. Sulmet u kryen me… aviatorë amerikanë M777”- deklaroi ajo.