Dosja/ “Dron ushtarak dhe makinë e blinduar”, ja çfarë gjeti policia pas rrëfimit të Nuredin Dumanit

Vlerat e larta monetare dhe ekzekutimet e dhunshme nuk janë të vetmit tregues të fuqisë së  8 grupeve kriminale të goditura në Shqipëri pas rrëfimit të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

Sofistikimi në mënyrën se si përgatiteshin atentatet është një tjetër pikë e vënë në dukje nga hetuesit.

Ndërkohë gjatë operacioneve të kryera, është gjetur edhe një dron ushtarak, i cili përdoret për vëzhgime, megjithëse ky nuk është i vetmi funksion i tyre.

Grupi hetimor është duke kryer verifikimet nëse pajisja është përdorur për ndonjë ngjarje.

Një makinë e blinduar gjithashtu është sekuestruar gjatë këtyre operacionit, i cili ka vijuar prej disa ditësh më synimin për të arrestuar në Elbasan Talo Çelën, informon TV Klan.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme deri më tani kanë çuar para drejtësisë për këtë dosje 32 persona për dhjetëra vjedhje me dhunë dhe vrasje me pagesë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT