“Djali më ka ikur në Maqedoni”/ Babai i 20-vjeçares tregon detajet e rënda: Vajzën nuk e dhunova, e gjeta duke shkulur flokët

Babai i 20-vjeçares nga Librazhdi që u kap me të dashurin në dhomë nga vjehrri dhe vjehrra e saj ka folur në lidhje me këtë ngjarje.

Ai ka treguar se gjatë natës së ngjarjes, vajzën e ka gjetur në komisariat duke shkulur flokët nga tronditja, ndërsa hodhi poshtë akuzat se e ka dhunuar. Po ashtu ai ka treguar se ngjarja ka dëmtuar rëndë familjen, ndërsa tha se djali i tij është larguar për në Maqedoni dhe ka humbur kontaktet me ta.

“Vajzën në komisariat e pashë nga xhami e kam parë që shkulte flokët, më erdhi keq tentova të futem por inspektori nuk më lejonte. I thashë ça po bën, a e sheh në çfarë gjendje është, të shkoj ti rri afër? Se vajza po çmendet, po kalonte. Vajza ishte e tronditur atë natë në shtëpi i thashë pas disa orësh do të rri pranë.

Djali mu ka larguar nga shtëpia ka ikur në Maqedoni që kur shpërtheu në rrjetet sociale. Më janë larguar të gjithë, as nuk dal as të pi një kafe në lokal, jemi izoluar e nuk po dimë nga të shkojmë fare, jam tepër i tronditur dridhem, bukë jo se jo, pak në ditë”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT