Ky është drejtor i Urbanistikës i arrestuar sot në Sarandë, ja për çfarë akuzohet

Gjatë ditës së sotme, pasi Prokuroria e Sarandës lëshoi 10 urdhër-arreste për punonjësit në bashkinë dhe kadastrën e qytetit, erdhën 3 arrestime. Policia arrestoi drejtorin e urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga si dhe një noter Aleko Anagnosti si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.

Zyrtarët në fjalë akuzohen se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Toka e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe që dikur shërbente si hapësirë e gjelbër në qytetin e Sarandës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT