“Të gjitha qeshin me ne“/ Shokon nëna e 20-vjeçares nga Librazhdi: Nuk e dua vajzën në shtëpi, le të rrijë rrugëve!

Prindërit e 20-vjeçares nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrrit e saj me të dashurin, kanë folur sot duke sqaruar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Nëna ka treguar se jeta e tyre është shkatërruar, teksa tha se vajza e vogël tashmë nuk shkon dot më në shkollë.

Por ndër të tjera, ajo tha po ashtu se nuk do që vajza e saj që ishte protagoniste e videove që u bënë virale, nuk duhet të vijë në shtëpinë e saj, ndërsa shtoi se të gjithë qeshin me familjen.

“Ne duam ndihmë. Babai nuk shkon në punë. As fëmija nuk shkon te shkolla. S’dua që vajza të vijë te shtëpia. Le të rrijë rrugëve. Ne nuk dalim dot nga shtëpia. Te gjithë qeshin me ne. Nuk është puna për dhunë, a e dimë ne se nga do e gjemë. S’dal dot nga dera”-ka deklaruar nëna e 20-vjeçares.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT