“Përdori klanin e tij për të dalë më i votuari në Kryesi”/ Kokalari akuza të forta Këlliçit

Aktivistja Evi Kokalari vijon me akuzat ndaj Belind Këlliçit, për të cilin thotë se ka ndikuar në proceset zgjedhore në PD. Sipas saj, Këlliçi ka lobuar tek anëtarët e Këshillit për t’i dhënë votat që i siguruan një vend në Kryesinë e Partisë Demokratike.
Në një postim të fundit, Kokalari nuk e quan thjeshtë lobim, por orientim klanesh. Aktivistja ka publikuar disa të dhëna, ndërsa paralajmëron se do të ketë të tjera në vijim.
Reagimi i plotë:
Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkepunetore të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit.
Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.
Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh.
Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur.
Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%
Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit.
Këto që them më lart janë vetëm maja e akullnajës.
… më shumë në vazhdim.