Presidenti i ri, Pendaroski mesazh serbëve: Jemi pro pavarësisë së Kosovës

Ai beson se qëndrimi i Shkupit zyrtar në raport me Kosovën nuk i pengon marrëdhëniet me Serbinë, e shtoi se ai personalisht do të bëjë çdo përpjekje që këto marrëdhënie të zhvillohen në “drejtim pozitiv”, transmeton Gazeta Metro.

Më 1993’në në parlament u vendos që t’i bashkohemi NATO’së dhe BE’së si orientim dhe synim i politikës sonë shtoi Stevo Pendarovski. Në këtë kuptim, anëtarësimi ynë në këto organizata nuk është çështje e politikave ditore, por një strategji të cilën të gjithë faktorët relevantë politikë e zhvillojnë”, i tha të përditshmes serbe Politika.

Presidenti i ardhshëm i Pendarovski shtoi sa i përket marrëdhënieve që janë ftohur pas njohjes së Kosovës duke deklaruar se “Ne pranuam pavarësinë e Kosovës, e këtë vendim e morrëm sipas orientimit tonë strategjik e duke pasë parasysh edhe qëndrimin e bashkësisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të dytit me numër në vendin tonë”.

Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë Veriore e bëri të qartë se qëndrimi e orientimi i tyre nuk duhet të ndryshojë marrëdhëniet me Serbinë pasi ajo është njëra prej shteteve më të forta të rajonit./gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT