Përfundojnë homazhet! Arkmorti i Bujar Nishanit niset për në varrezat e Sharrës

Ish-Presidenti Bujar Nishani do të përcillet në banesën e fundit këtë të enjte, ndërsa vendi është në ditë zie.

Homazhet në Presidencë përfunduan, ndërsa nderuan ish-presidentin politikanë, zyrtarë të lartë dhe dashamirës të tij. Arkmorti ish-presidentit Bujar Nishani mbërriti nga Gjermania në pikën kufitare të Morinit orët e para të mëngjesit të të mërkurës.

Prej orës 10:00 arkmorti i ish-Presidentit u vendos në hollin qendror të Ppresidencës, nga ku të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët përfshi shumë qytetarë zhvilluan homazhe në nder të tij.

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 u zhvillua ceremonia zyrtare funebre  e homazheve sipas protokollit të Shtetit, për t’iu drejtuar më pas varrezave të Sharrës ku do të prehet.

Ish-presidenti u nda nga jeta të shtunën, pasi ishte i shtruar prej një muaji në një spital në Berlin të Gjermanisë. Ai u shtrua fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi kishte kompliacione të post covid.

Më pas u dërgua për mjekim më të specializuar, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar në mushkëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT