Shoferë kujdes në autostradë! Policia paralajmëron: Pasi parakaloni zhvendosuni në të djathtë ose gjobiteni

Policia ka paralajmëruar shoferët që pasi parakalojnë në autostradë duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.
“Policia Rrugore Tiranë Kujdes! Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!
Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj. Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje. #Drejtomjetinmekujdesrespektorregullateqarkullimitrrugor!” njofton policia.