PAMJE/ Aksion “blic” në Elbasan, bllokohen hyrje-daljet e qytetit, Policia Kriminale në kërkim të …

Vetëm pak ditë pasi drejtori i Policisë Gledis Nano, mblodhi strukturat e policisë për të urdhëruar aksionet e reja që duhet të “sillnin” rendin në Shqipëri, urdhrat kanë filluar të nisin prej natës së sotme.

Qyteti i Elbasanit është blinduar mbrëmjen e sotme nga forcat e Policisë duke bërë aksione kontrolli të befasishme në kërkim të “personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinjë të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur”.

Postimi i Policisë së Shtetit:

DVP Elbasan
Kontrolle të befasishme në Elbasan nga të gjitha strukturat e DVP-së, për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kontrrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinjë të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.
Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT