I mituri u zhduk 7 vite më parë/ Ja kujt i përkasin eshtrat e gjetura në Kurbin (EMRI)

Autoritetet kanë identifikuar eshtrat e gjetura më 3 prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Siç edhe dyshohej, eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015. Identifikimi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur 7 vite më parë, me ato të mamasë së tij, së cilës iu mor një profil ADN-je nga prokuroria për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Ekspertiza mjeko ligjore bëri me dije se eshtrat  janë dëmtuar me mjete të forta, dhe kjo tregon se 16-vjeçari para se të vritej është dhunuar. Megjithatë ende nuk janë përcaktuar se me çfarë mjetesh është goditur viktima.

Kafka dhe mbetjet kockore u pikasën nga një banor me 3 prill, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun.

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, ndërsa në dorë ai kishte një orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Kjo mund të ketë qenë arsyeja pse ai u zhduk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT