SPAK përgënjeshtroi deklaratën e tij, Artan Hoxha: Po nxora dëshminë e Nuredin Dumanit, çfarë do thoni?!

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Prokurorisë Speciale, e cila sot përgënjeshtroi lajmin që ai dha dje, për një dëshmi të Nuredin Dumanit. Sipas Hoxhës, Dumani kishte dëshmuar se Ilir Meta kishte porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës.
Mirëpo, referuar njoftimit zyrtar të SPAK thuhet se “shtetasi nën hetim Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.”
Hoxha ka qenë live në një emisjon kur është njohur me deklaratën dhe menjëherë është përgjigjur.
“Nëse unë do t’i nxjerrë çfarë ka thënë ai, atëherë cili nga ata do të mbajë përgjegjësi nga ka rrjedhur ai informacion. Po po të nxjerr dëshminë unë, çfarë do thonë?! Shiko si reagojnë kur përmendet emri i një politikani, po pse nuk veprojnë për qytetarët?!”, vijoi Artan Hoxha. (noa.al/M.D)