Yuri Kim paralajmëron politikanët?/ Ambasadorja: Pas 5 viteve, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më shumë raste

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në rrjetin “Twitter” në lidhje me dekretimin e anëtarit të 13-të të Gjykatës së Lartë.

Kim shprehet se tashmë me plotësimin e kuorumit gjykata do të mund të kryejë të gjitha funksionet duke shqyrtuar më shumë raste, duke nënkuptuar se shumë nga rastet mund të “shtrihen” deri në radhët e poltikës.

Diplomatja amerikane tha se reforma nuk ka qenë shumë e lehtë në rrugën e ndërtimit të saj, por tashmë po ecën përpara dhe se së shpejti do shohim edhe më shumë rezultate reale.

Postimi i ambasadores, Yuri Kim:

Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.

Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT