Ambasadori zviceran në Kosovë: Nëse lëvizni kufijtë mund të futeni në telashe
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet ka thënë se Samiti i Berlinit konfirmoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe integrim në BE, transmeton Gazeta Metro.
Në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën ‘Dialogu Kosovë – Serbi pas Samitit të Berlinit’ Lebet tha se ndryshimi i kufijve nuk ka funksionuar kurrë në histori.
“Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan.
Mund të futeni në telashe. E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim edhe zgjidhjet e shpejta janë jostabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Tre, procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent Ambiguiteti konstruktiv i rrezikshëm, dhe këtë e dijmë nga procesi i Brukselit. Shumë çështje për të cilat është dakorduar nuk janë zbatuar ende”, tha Lebet.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se do një zgjidhje mes Kosovës e Serbisë.
Haradinaj ka thënë se ka pranuar të ulem me të zgjedhurit e Millosheviqit, që tani udhëheqin Serbinë, Vucici e Dacicin.
“Jemi për zgjidhje, por nuk muj unë të shkoj prej Mehës, Krushës në Berlin edhe të thonë hiqe taksën. Unë kam pranuar të ulem me të zgjedhurit e Millosheviqit, që tani udhëheqin Serbinë, Vuçiqi e Daçiqi. Nuk bën të vazhdohet me rëndim të gjetjes. Pas letrës së Trumpit nuk kemi ndërmarrë masa të reja edhe pse i kemi pasur të gatshme. Problem keqtrajtimi i serbëve të Kosovës nga autoritetet e Beogradit dhe kësaj duhet me i dhënë zgjidhje.
Koha na ka kushtuar dy palëve. Nuk kemi interes me hap Kosovën e 17 shkurtit, e ka mbyll GJND-ja. Kushdo që thotë se përmes korrigjimit të kufijve arrihet paqja, e dinë se kjo çon në tragjedi e luftëra, edhe këtë po e bëjnë me vetëdije.
Edhe ndërkombëtarët e dinë se kjo sjell tragjedi, nuk duam një luftë tjetër pas 20 vitesh. Ka bazë për një marrëveshje me Serbinë”, tha Haradinaj. /gazetametro.net