100 ditë “ferri”/ OKB nxjerr shifrat e të vrarëve në Ukrainë, paralajmërohet për…

Agjencitë e ndihmës të OKB-së kanë publikuar shifrat e ndikimit të pushtimit rus në Ukrainë, përgjatë 100 ditë lufte.
Përmes shifrave të e Programit Botëror të Ushqimit mësohet se 1.7 miliardë njerëz në mbarë botën po përballen me varfëri të shtuar për shkak të bllokadës së drithërave dhe rritjes së çmimeve të ushqimit, ndërsa numri me të cilin përballet “uria akute” pritet të rritet me 47 milionë.
Koordinatori i OKB-së, Amin Aëad u shpreh për krizën për Ukrainën, se të paktën 15.7 milionë njerëz në vend kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje urgjente humanitare.
Mes statistikave po ashtu shkruhet se:
-Rreth 14 milionë njerëz janë detyruar të ikin, rreth një e treta e popullsisë së Ukrainës;
– Ka pasur 269 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, duke vrarë të paktën 76 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësis;
– Gati pesë milionë fëmijëve u është pezulluar arsimi;
– OKB për të Drejtat e Njeriut raporton 9,197 viktima civile, 4,183 të vrarë dhe 5,014 të plagosur, por këto përfshijnë vetëm ato që mund të konfirmohen sipas një procesi të rreptë verifikimi.