PS propozoi gjeneral Begajn për President/ Paloka zbulon planin e PD: Nesër …

Pas propozimit të kandidaturës së PS, gjeneral Bajram Begaj, për Presidentin e ri të Republikës, ka mbërritur edhe reagimi i Partisë Demokratike.
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një dalje për mediat është shprehur se forca e tij politike ka të qartë pozicionin e vetë dhe nuk do të votojë pro asnjë kandidature të kryeministrit Rama.
Ai shtoi se deputetët demokratë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të propozuar nga socialistët.
“Qendrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, tha Paloka.