3 burra e 3 gra/ Ja kush ishin kandidatët e tjerë që ‘mundi’ Bajram Begaj (EMRI)

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj ishte zgjedhja e maxhorancës për Postin e Presidentit. Kryeministri Edi Rama e cilësoi Begajn si personin më të përshtatshëm për këtë post, teksa tha se ai u përzgjodh mes 24 kandidaturave, ndërsa në listën finale kanë qenë 6 kandidatë, 3 gra dhe 3 burra.
Krahas Begajt, mësohet se në garë ishin dhe Ina Rama, Majlinda Bregu, Nevila Nika dhe Ardian Dvorani. Nga emrat e mësipërm mungon një nga kandidatët.