“Nuk ka asnjë pengesë ligjore”/ Bajram Begaj miratohet nga Komisioni i Ligjeve, pritet të votohet në Parlament

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme kandidaturën e Bajram Begajt për postin e Presidentit të vendit.
Në nisje të Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se nga verifikimet e bëra rezulton se kandidati Bajram Begaj plotëson të gjitha kushtet e parashikuara për t’u zgjedhur President i Republikës, dhe nuk ka asnjë pengesë për kandidaturën e tij.
Begaj u propozua ditën e djeshme nga Partia Socialiste, ndërsa sot pritet të votohet në parlament.
“Nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë president. Zoti Begaj ka plotësuar deklratat përkatëse në kuadër ligjore për dy ligjet dhe verteton se Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore në cilësinë e tij si kandidat për president. Ka paraqitur edhe formularin e deklarizimit. Duhet të verifikohet edhe nëse ka ndalesa të tjera ligjore, rezulton se ka dhënë dorëheqjen nga detyrra si shef i shtabit, me propozim të kryeministrit, z. Ilir Meta, me deklretin nr 13 ditën e sotme, ka dekretuar lirimin e tij nga detyra. Ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë dhe i është njoftuar kryeministrisë. Rezulton se nuk ka asnjë ndalim kushtetues për të vijuar me procesin e zgjedhjes së tij nga Kuvendi. Relatori Eduart Ndreca ka përgatitur relatorin përkatës”- deklaroi Bushka.