Alibeaj ‘tradhtohet’ nga të tijtë/ Kush janë të ‘pabindurit’ që janë në Parlament për të votuar Presidentin?

Pas dështimit të 3 raundeve të parë për zgjedhjen e Parlamentit, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se grupimi i tij nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare.
Megjithatë, duket se jo të gjithë deputetët demokratë, përfshi edhe aletatët iu bindën thirrjes së tij.
Një ndër to është nënkryetari i kuvendit Agron Gjekmarak, pasuar më pas nga deputetët Ervin Salianji, Grida Duma, por edhe aleatët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule.
Po ashtu në seancën për zgjedhjen e presidentit të republikës do të marrin pjesë edhe deputetët e LSI ku janë parë të shkojnë në kuvend, deputetja Erisa Xhixho, Petrit Vasili e Agron Çela