I ‘vodhi’ një votë opozitës/ Rama pas votimit për Presidentin: Nuk ka rëndësi përfundimi …

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbylljes së seancës së posaçme për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Teksa kandidati i propozuar nga partia e tij u zgjodh pasi mori 78 vota pro, që do të thotë edhe një nga opozita, Rama deklaroi se për të nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik, por vetëm përfundimi i tij.

“Besoj se kemi arritur objektivin që kemi pasur që në krye të herës. Të gjitha reagimet flasin për ketë, përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej saj që thotë i keni dhënë Shqipërisë një president normal dhe figurë të pakontestueshme në aspektin e humanizmit dhe përkushtimin për vendin.

Nuk ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik, rëndësi ka që ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë jo për veten, zgjedhjet vendimi ynë të shkojnë në interesat e vendit dhe gjithë shqiptarëve. Ishte një proces aspak i lehtë. Me një sallatë palësh në anën tjetër të parlamentit. Ne kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal dhe të arsyeshëm. Shqipëria do ketë një President normal!”– deklaroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT