Me dorë në zemër/ Begaj falenderon deputetët për votat në Parlament

Me 78 vota pro, për pesë vitet e ardhshme në krye të shtetit do të jetë ish-gjeneralmajor Bajram Begaj, i cili u zgjodh me 78 vota pro nga deputetët e pranishëm në seancën e sotme parlamentare.
I emocionuar, me dorë në zemër pasi u zgjodh në krye të vendit, Begaj ka falenderuar të gjithë deputetët që e votuan, ndërsa u shpreh i surprizuar në momentin që iu bë e ditur se është emri i propozuar nga mazhoranca për kryetar shteti. Ai u shpreh se për detyrën që i është besuar, do të flasë puna e tij në të ardhmen.
Emri i i tij si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu. Megjithatë, në fund ishte emri i tij që doli nga kryesia e PS, dhe shkoi deri në Parlament pwr t’u zgjehdur në krye të shtetit.