Ministri ukrainas: Ja kur parashikohet të përfundojë lufta

Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, deklaroi se është e vështirë të parashikohet se kur do të përfundojë lufta, por sipas një parashimi të tij, mendohet se ajo të ndodhë deri në fund të vitit. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një forumi në Sllovaki.
Reznikov tha se forcat e mbrojtjes ukrainase kanë nevojë ende për armë të rënda, si dhe për artileri të tjera si , tanke, sisteme kundër anijeve, sisteme pa pilot, raketa dhe mbrojtje ajrore.
“Ne kemi nevojë për to shpejt dhe në sasi në përpjesëtim me shkallën e kërcënimeve. Ukraina u gjend në një gjendje lufte pa mbështetjen e duhur nga bota demokratike. Situata po ndryshon tani, por ngadalë. Ne vlerësojmë kontributin e secilit vend që është aktualisht me Ukrainën, e cila është angazhuar për të rritur efektivitetin e mbështetjes ndërkombëtare,” tha Reznikov.
Ai shtoi: “Ukraina ka ndryshuar filozofinë e saj në furnizimin me armë. Nëse në muajin e parë të luftës ne u fokusuam në marrjen e sistemeve portative antitanke dhe kundërajrore, tani natyra e luftës ka ndryshuar dhe ne kemi nevojë për më shumë armë”.